Arrestohet shqiptari i shumëkërkuari për trafik droge

KRONIKË

​Kapet dhe arrestohet nga Policia e Gjirokastrës një i shumëkërkuar, i dënuar me 6 vjet burg për drogë.

Ai është Fatmir Zhupa, 42 vjeç nga Salaria e Tepelenës.

Lajmi konfirmohet nga burime konfidenciale për Report Tv. Ai u kap pas një operacioni ndjekjeje nga ana e uniformave blu të Gjirokastrës në lagjen 18 shtatori.

Zhupa u arrestua në banesën e tij që e kishte marrë me qira pas shkollës 9 vjeçare “Koto Hoxhi”.

Zhupa konsiderohet si një ndër personat më të kërkuar nga policia shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *