Borxhi publik i Maqedonisë, Halili: Merret borxh për borxh, kjo ka kosto

MAQEDONI

Qeveria javën që lamë pas morri hua prej 32 milion euro me çka niveli i borxhit publik, shkoi në 47.7% Ekperti ekonomik Arben Halili vlerëson se vet fakti që borxhi public po i afrohet 50 përqindëshit të PBV-së është mjaft shqetësuese dhe paraqet sinjal alarmant për hartuesit e politikave ekonomike në shtet.

Mjetet e marra nuk po shfrytëohen për diçka produktive por vetëm për të kthyer borxhet e vjetra dhe kjoështë një element tejet negativ për të cilin kjo qeveri duhet të gjejë zgjidhje.

“Do të ishte e arsyeshme që të bëhej rritja e borxhit publik, sikur këta mjete të kishin një destinim të caktuar produktiv, respektivisht të orientoheshin në investime të ndryshme kapitale, në projekte që do të gjeneronin një vlerë të caktuar të kthimit të vet investimit dhe jo të ishin huamarrje dhe rritje e borxhit publik vetëm për të kthyer borxhet paraprake publike. Sigurisht që kthimi I borxhit me borxh ka një kosto dhe çdoherë është kjo kosto që shkon në rritje, e jo në rënie”, u shpreh analisti politik Arben Halili.

Halili vlerëson se rritje graduale të borxhit do të kemi edhe gjatë periudhës së ardhshme, por për të menjanuar efekte negative që shkakton ky borxh është e nevojshme që mjetet e marra nga huatë të destinohen në projekte kapitale.

“Duke marrë në konsiderate ndodhitë se çfarë ndodh dhe si po rrjedhin gjërat në Maqedoni aktualisht, nuk ka dyshim se do të shkoj në rritje ky borxh. Prandaj, rritjet eventuale të ardhshme për të cilat nuk kam dyshim se do të ndodhin të jenë pikërisht në drejtim të favorizimit të projekteve kapitale, projekte të cilat tashme kanë ngecje, duke marrë në konsiderate buxhetin e këtij viti, një përqindje shumë e vogël e investimeve kapitale janë realizuar”, theksoi analisti politik Arben Halili.

Për rritjen e borxhit publik, nuk kanë munguar javën që po lëmë pas as akuzat partiake, VMRO opozitare akuzoi qeverinë se po fut qytetarët në borxhe vetëm për përfitime të kompanive të afërta me LSDM-në.

Nga Ministria e financave u kundërpërgjigjen se fajtor për rritjen drastike të borxhit është qeveria e kaluar, gjatë së cilës borxhi publik u dyfishua.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *