De Biasi flet për zhgënjimin e tij: U preva në besë, këtë nuk e prisja!

SPORT

Ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, ka treguar me dhimbje faktin që nuk është pjesë e Kombëtares së Polonisë. Ai u ndje i tradhtuar, pasi ishte shumë afër stolit të ekipit polak.

“Dy vite më parë isha shumë pranë Italisë, por më parakaloi dikush tjetër. Dje isha praktikisht trajner i Polonisë, pastaj Boniek zgjodhi një trajner polak. U ndjeva sikur më kishin pushuar nga puna. U zhgënjeva, do kisha dashur të më njoftonte ai dhe jo me anë të gazetave.

Mes një klubi dhe një kombëtareje? Nuk kam preferenca, më pëlqen shumë të kthehem dhe të stërvit një skuadrës, si dhe të përpiqem të arrij objektivat”, – ka thënë mes të tjerash Xhani De Biazi në një intervistë të dhënë për RMC në Itali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *