Dënohet babai që i dogji mishin me cigare dhe e torturoi për muaj të birin 9-vjeçar

BOTË

Një burrë është dënuar me 41 vjet burg, pasi ka vrarë të birin 9-vjeçar me një proces brutal torture, i cili ka zgjatur disa muaj. Burri, veç dhunës së ushtuar ndaj të voglit, i ka djegur atij edhe mishin me cigare.

Graham Stuart Dillon u shpall fajtor dhe pranoi se kishte vrarë të birin në vitin 2016.

Dilon u paraqit para Gjykatës Supreme ditën e Hënë dhe u dënua me 36 vite për vrasje, si dhe 5 vite burg për akuza të tjera, që përfshinin kërcënimin për vrasje, copëtimin e mishit etj.

I vogli Bradyn ndërroi jetë pasi pësoi dëmtime në tru në vitin 2016, pasi kishte përplasur kokën. Vdekja e 9-vjeçarit nuk erdhi si pasojë e ndonjë sulmi të vetëm, por e disa sulmeve të përsëritura herë pas here.

Djali ishte djegur me cigare, i ishte prerë mishi dhe ishte përplasur nëpër dhomë, gjatë një procesi brutal torture nga i ati.

Në gjykatë babai ka thënë se këto tortura kishin qenë një lloj dënimi ndaj të voglit, për sjelljen e tij të keqe, siç ishte thënia e gënjeshtrave apo ngrënia e karameleve, pa marrë leje.

Dillon i dha goditjen përfundimtare të birit më 15 shkurt të vitit 2016, kur e qëlloi atë dhe e la të pandërgjegjshëm. 9-vjeçari u qëllua aq keq, saqë truri i tij pësoi gjakrrjedhje.

Në vend që të telefononte shërbimet e emergjencës dhe t’i jepte ndihmën e parë, burri kërkonte në Google për orë të tëra, se si duhej të vepronte nëse dikush pësonte goditje në kokë.

Më pas ai vijoi duke bërë blerje online dhe pa filma pornografikë, ndërsa i biri ishte i shtrirë përtokë. I vogli ndërroi jetë në spital shumë orë më vonë.

Dillon do të mund të kërkojë lirimin me kusht vetëm në vitin 2048.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *