Home / BOTË / Deportimi i gjashtë shtetasve turk nga Kosova, vjen deklarata e Erdogan

Deportimi i gjashtë shtetasve turk nga Kosova, vjen deklarata e Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka riafirmuar zotimin për të vazhduar sjelljen para drejtësisë të siç thuhet “pjesëtarëve të organizatës terroriste FETO” pas ekstradimit nga Kosova në Turqi të gjashtë pjesëtarëve të lartë të kësaj organizate.

“Së fundmi, Agjencia jonë Kombëtare e Inteligjencës, në bashkëpunim me inteligjencën e Kosovës kapën gjashtë përfaqësues të lartë të FETO-s në Ballkan, i sollën dhe ia dorëzuan organeve policore. Ne kemi thënë se ata do të ikin, kurse ne do t’i ndjekim dhe sjellim këtu me lejen e Zotit kudo që gjenden. Do të kërkojmë llogari”, citohet të ketë thënë presidenti Erdogan.

Siç është raportuar, Policia e Kosovës gjatë ditë së enjte ka arrestuar gjashtë shtetas turq pas një bashkëpunimi me inteligjencën turke.

Mësuesit e kolegjit “Mehmet Akif” në Kosovë, Cihan Ozkan, Kahraman Demirez, Hasan Husein Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina dyshohet se janë pjesëtar të organizatës “FETO” të imamit Fetullah Gulen, njofton haberturk.

Ky i fundit po akuzohet se është organizator i puçit ushtarak në korrik të vitit 2016 në shtetin turk.

Shtetasit turq që dyshohen se janë pjesëtar të FETO-s, u sollën në Drejtorinë e Sigurisë së Policisë së Stambollit.

Pritet që të dyshuarit t’i shtrohen hetimeve në përputhje me udhëzimet e Prokurorisë Publike të Stambollit dhe do t’i referohen gjyqësisë në ditët ose orët e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*