Detaje të reja mbi diplomat false, Mevledin Mustafi mohon akuzat

LAJME

Për inspektorin nga SPB Kumanovë, Mevludin Mustafi i dyshuar se ka falsifikuar diplomën e tij, do të ndërmerren masa disiplinore, thonë nga MPB. Sipas tyre, për të dyshuarin do të vendosë Komisioni disiplinor, në koordinim me akuzën që do të ngrejë prokuroria dhe vendimin që do të marrë gjykata. Të dhënat zyrtare të ministrisë thonë se nga praktikat e mëparshme, më shumë se 20 të punësuar në MPB me diploma false janë shkarkuar nga detyra.

“Për personin M.M. i punësuar në MPB, rasti është proceduar në Komisionin disiplinor dhe pritet që për të njëjtin të merren masa disiplinore, por pa u përjashtuar mundësia e largimit nga puna”, nga MPB.

Por, i dyshuari Mevludin Mustafi, ka deklaruar se këto janë shpifje, pa dashur të zbulojë detajet se për çfarë arsye është ngritur ky hetim ndaj tij.

Nga Prokuroria publike e Kumanovës thonë se është ngritur hetim për rastin e falsifikimit të diplomave.

Që të mos përsëriten rastet e tilla, ministrja e Arsimit Renata Deskoska tha se me ligjin e ri për arsim të lartë do të vendosen kritere më të rrepta për akreditim, andaj ajo konsideron se një pjesë e këtyre rasteve do të zgjidhet me këtë ligj, ndërsa me pjesën tjetër do të merret MPB.

“Falsifikimet i heton MPB, ne në ligjin për arsim të lartë vendosim kritere më të rrepta për akreditim të programeve studimore dhe akreditimin e fakulteteve, kështu që konsiderojmë se në këtë mënyrë do të ndikojë edhe në cilësinë e arsimit sepse çdo program i ri do të duhet të kalojë në kritere më të rrepta. Sa i përket këtyre që veç më janë të akredituar, nuk do të thotë se janë të akredituar përgjithmonë, por janë me afat të caktuar kështu që disa punë do t’i zgjidhë ligji, e disa tjera MPB”, u shpreh Deskoska.

Mevludin Mustafi, vazhdon të figurojë ende si profesor në Universitetin“Gavrillo-Romanoviç Dërzhavin” në qytetin Shën Nikollës. Nga ana tjetër, edhe B.R. i dyshuar për falsifikim të dhënash vazhdon të punojë në Universitetin FON. Sipas kallëzimit penal të MPB-së, i dyshuari B.R. si i punësuar në Universitetin FON, ka falsifikuar të dhëna për personin M.M. gjoja se ka dhënë provime, duke i mundësuar kështu që të marrë diplomë universitare.

Nga shërbimi informativ i universitetit, thanë se personi B.R. i punësuar në administratën e universitetit, përkatësisht kryetar për çështje studentore, do të vazhdojë të punojë deri sa gjykata e vërteton ose jo fajësinë e tij, për akuzën e ngritur nga Prokuroria publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *