Fotografohen edhe në momente intime, kjo është e dashura e re e Ledrit

ROZË

Pasi u nda nga Adela Sollaku, Ledri Vula kaloi një periudhë pushimi në jetën e tij me femrat. Domethënë u përfol për një lidhje me disa prej tyre, por asnjë gjë serioze dhe konkrete, deri sa u shfaq Sara.

Ajo është një vajzë e re, jo personazh publik. Jeton në Gjermani dhe duket se i ka marrë zemrën këngëtarit tonë.

Ledri dhe Sara mundohen të kalojnë sa më shumë momente pranë njëri-tjetrit, por edhe pse asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar lidhjen, fotot e siguruara nga Blitz flasin shumë.

Nëse mund të keni ende dyshime, shikoni fotot e mëposhtme për të kuptuar që janë vërtetë një çift i lezetshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *