Jevtiq nuk deklarohet rreth prishjes së koalicionit

KOSOVË

Zëvendëskryeministri dhe ministri për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq sot ka marrë pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Përpos deklaratës së tij rreth aksionit të policisë të hënën dhe arrestimit të drejtorit të Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq, ai nuk është deklaruar rreth prishjes së koalicionit qeverisës, shkruan lajmi.net.

Në këtë mbledhje është pritur që Jevtiq të bëjë edhe zyrtarisht me shkresë largimin e tyre nga koalicioni qeverisës, gjë për të cilën Lista Serbë deklaroi ditë më parë se do të largohet.

Arsyeja e largimit nga qeveria, Lista Serbe ka thënë se është arrestimi që iu bë Marko Gjuriqit.

Jevti tha sot se do të ndihej i turpëruar nëse ndonjë kosovar do të trajtohej në Beograd si Gjuriq në Mitrovicë.

Po ashtu, ai ka kërkuar hetim rreth ngjarjeve të ditës së hënë, duke shtuar se themelimi i Asociacionit është detyrë e kësaj qeverie.

Jevtiq ka braktisur mbledhjen pasi është deklaruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *