Ndezi cigaren e hashashit në skenë dhe e hodhi në drejtim të publikut, arrestohet reperi i famshëm shqiptar (FOTO)

DIASPORA, ROZË

Prej ditës së premte në Prishtinë është duke u mbajtur koncerti “SunnyHill” i organizuar nga babai i Dua Lipës, ku pjesëmarrës janë emra të mëdhenj nga skenat e muzikës botërore.

Por, mbrëmë teksa ka performuar reperi Action Bronson, me origjinë shqiptare, jo gjithçka ka shkuar mirë, madje ka vajtur si mos më keq.

Gjatë performancës, Bronson ka ndezur një joint (cigare hashashi) dhe pasi ka kaluar disa pompa, e ka hedhur në drejtim të publikut.

Fill pas kësaj, ka reguar policia e pranishme, duke ia ndërprerë performancën reperit pasi e kanë arrestuar.

Action Bronson është shoqëruar për në rajonin policor të komunës së Prishtinës.

Sot zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani për rtv21.tv është shprehur:

A.B në shoqërimin e njësive policore është dërguar në stacion policor për intervistim dhe procedura të mëtutjeshme policore. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kompetent i njëjti është liruar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *