Pasi u shkatërrua si futbollist, sot Adriano dërgohet me urgjencë në spital

SPORT

Pasi u shkatërrua si futbollist, sot Adriano dërgohet me urgjencë në spital

Ish-sulmuesi i njohur i Interit, Adriano është shtruar në një spital privat.

Ende nuk dihet arsyeja e shtrimit në spital të brazilianit i cili me alkoolin, drogën dhe jetën e natës shkatërroi karrierën e tij si futbollist.

“Globoesporte” raporton se ish sulmuesi i Interit, Romës, Fiorentinës dhe Parmas, dyshohet se ka prerë dorën në shtëpi dhe plaga është infektuar shumë.

Adriano është shtruar në spital privat në Barra de Tijuca, në perëndim te Rio de Janeiros.

Javën e kaluar Adriano u kthye në Itali, ku vizitoi Interin, që ende mban kujtime të bukura nga aventura me fanellën e zikaltërve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *