Sa vota duhen që Referendumi për emrin të jetë i suksesshëm, tregon Ahmeti (VIDEO)

MAQEDONI

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në emisionin Click Plus theksoi se për të qenë Refendumi i sukseksshëm duhet të votojnë 900 mijë e 1 votë në Maqedoni.

“Trupi votues në Maqedoni është 1.8 milion votues, dhe për të qenë Refendumi i sukseksshëm duhet të votojnë 900 mijë e 1 votë”, theksoi Ali Ahmeti, njofton TetovaSot.

Ai tha se në këtë çështje duhet të angazhohen të gjitha partitë dhe se nuk është obligim i vetëm një partie politike.

“Çështjet që kanë të bëjnë me procese të mëdha sigurisht që përgjegjësi kanë të gjithë dhe se duhet të japin të gjithë kontribut për të qenë të sukseksshëm”, theksoi Ahmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *