Zv.ministrja Elezi e pafuqishme, punëson 3 maqedonas, asnjë shqiptar!

MAQEDONI

Konkursi i fundit në Drejtorin për kundërzbulim financiar që parasheh pranimin e 3 nëpunësve shtetëror me fakultet, pritet të mbaron duke u punësuar 3 maqedonas dhe asnjë shqiptar.

Zv/ministrja e financave, Shyrete Elezi si duket se është e pafuqishme për të garantuar përfaqësimin e shqiptarëve në Ministrinë e Financave dhe institucionet tjera që kanë të bëjnë me financat në kaudrës të Qeverisë , sic është rasti me Drejtorinë për zbulim financiar.

Për shkak të kësaj situate ende është largë përfaqësimi i garantuar me kushtetutën e Maqedonisë, konformë Marrëveshjes së Ohrit.

Mirëpo, zv/ministrja Elezi si duket është e anashkaluar nga kuadrot e LSDM-së, të cilët këta të fundit punësojnë njerëz partiak dhe jo profesionist.

Jozyrtarisht mësohet se 3 personat që do të pranohen në këtë konkurs ku drejtor është Bllazhe Trendafilov janë të etnitetit maqedonas,të cilët nuk kanë asnjë llojë profesionalizmi, por pritet ka libreza partiake.

Drejtoria për zbulim financiar është institucion që priritet e ka ndjekjen e personave që bënë larjen e parave dhe financojnë terrorizmin./amerika-radio

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *